Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverley, ka udhëtuar sot drejt Izraelit për të shprehur solidaritetin e tij dhe për të treguar mbështetjen me popullin e Izraelit, pas sulmeve nga grupi i armatosur Hamas.
Lajmi i njoftua nga Ministria e Jashtme. Sekretari i Jashtëm ndërsa ishte duke vizituar qytetin Ofakim në jug të Izraelit, është përballur me sirenat që paralajmëruan një sulm me raketa të Hamasati.
Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet edhe momenti kur Cleverley vrapon për t’u mbrojtur nga sulmet ndërsa fshihet në një ndërtesë aty pranë.
“Ky është realiteti me të cilin izraelitët po përballen çdo ditë”, shkruan në mesazhin e tij sekretari i Jashtëm britanik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.