Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, në emisionin DPT te Fidani, në ATV, ka deklaruar se nuk e sheh aspak si mundësi që, në një të ardhme, të aderojë në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai tha se kjo nuk mund të ndodh “në asnjë rrethanë”, pasi nuk përshtatet ideologjikisht me partinë në pushtet, shkruan Reporteri.net.
“Tybestikfah, zot runa. Nuk shkojmë ideologjikisht, konstruktalisht kërka hiq. Në asnjë rrethanë. Me Albin Kurtin në krye të Vetëvendosjes dhe me 4-5 të tillë sikur ai, historia ka me mbajt mend vetëm për dëmet e jashtëzakonshme që ia ka bo Kosovën. Unë Ardian Kastrati me VV-në jo, në asnjë rrethanë”.
“Dallimet tona nuk janë të tashme, janë të vjetra, që nga vitet e 90-ta. E para ka të bëjë ideologjikja, e dyta është që Albin Kurti është politikan i pabesë”.
“Kurrë hiq, në asnjë mënyrë hiq”.
Sipas Kastratit, VV-ja nuk udhëhiqet me parime.
“Unë nuk udhëhiqem nga emocionet në politikë. Mund të dukem impulsiv por brenda jam shumë i qetë. Kur flas flas me forcën e argumenteve, nuk flas deri te hunda siç flasin do”.
“Me rëndësi është se çfarë trashëgimie lëmë ne si politikanë në gjeneratat e ardhshme në Kosovë. Gjurmët që ka lënë Albini kanë qenë jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën”, tha Kastrati. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.