×
  • Sport
  • Sport / Euro 2024

    Trefishohet epërsia në “Air Albania”, Shqipëria shumë afër fitores

    Reporteri
    12 Tetor 2023 | 22:22

    Shqipëria ka trefishuar epërsinë kundër Çekisë, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    Golin e tretë në ndeshje e shënoi Taulant Seferi, në minutën e 73-të, i cili ishte po ashtu ishte autori i golit paraprak, shkruan Reporteri.net.

    Kombëtarja shqiptare në fakt kaloi në epërsi qysh në fillim të pjesës së parë, ku në minutën e 9-të golin e epërsisë e shënoi Jasir Asani, i cili festoi me plis.

    Edhe Arbnor Muja shënoi në minutën e 82-të mirëpo goli u anulua për pozicion jashtë loje.

    Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.

    Kujtojmë se kombëtarja shqiptare aktualisht prin në grupin E, me 10 pikë. Pas saj renditet Çekia, me 8, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!