Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili mbrëmë zgjodhi që ta shikojë ndeshjen Shqipëri-Çeki në Air Albania, ndërkohë që në rrjet shpërthyen kritikat për faktin se kryeministri nuk kishte shkruar në përkrahje të Kosovës.
Pas ndeshjes, Kurti ka uruar të dy kombëtaret duke thënë se këto dy fitore të bukura e kanë gëzuar, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Festë e madhe, sepse fitore e dyfishtë. 3-0 Shqipëria, 3-0 edhe Kosova.
Jemi gëzuar e kënaqur të gjithë me këto dy fitore të bukura. Shqipëria drejt EURO 2024, e Kosova me lojë të dalluar.
Urime lojtarëve, trajnerëve, tifozëve dhe të gjithë qytetarëve të dy republikave tona”, ka shkruar Kurti.
Kurti u pa mbrëmë i ndarë në “Air Albania” nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Në pamjet e kapura brenda stadiumit kryeministri shqiptar ndodhej në zonën VIP në katin e parë, e ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në të dytin.
Nuk dihet nëse ka pasur të paktën një shtrëngim duarsh mes tyre. /Reporteri.net/
Albin Kurti dhe Edi Rama të ndarë edhe në stadium
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.