×
  • Sport
  • Sport / Sport

    “Këtë pamje se kemi parë kurrë”, Shqipëria kryeson grupin me 13 pikë, Rama publikon statistikat

    Reporteri
    13 Tetor 2023 | 8:46

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e statistikave të kombëtares shqiptare, e cila kryeson Grupin E me 13 pikë.

    Kreu i qeverisë, i cili ishte i pranishëm në stadiumin “Air Albana” në sfidën me Çekinë ku Shqipëria siguroi fitoren 3-0, shprehet se këtë pamje që s’e kemi parë kurrë.

    Rama shprehu mirënjohjen për futbollistët e Kombëtares, trajnerin e tyre dhe tifozët kuq e zi.

    “MIRËMËNGJES me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e padiskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!