×
  • Sport
  • Sport

    Elektrizoi 22 mijë tifozë në stadium, Shkurte Fejza parashikoi saktë rezultatin e ndeshjes Shqipëri-Çeki

    Reporteri
    13 Tetor 2023 | 11:36

    Emocione pafund dhuroi ndeshja mes kombëtares shqiptare dhe Çekisë, ku kuqezinjtë e mbyllën me një rezultat 3 me 0. Surprizë ishte edhe performanca e këngëtares Shkurte Fejza, e cila elektrizoi 22 mijë tifozë ndërsa këndoi këngën ‘Mora Fjalë’.

    Shkurte Fejza parashikoi në një intervistë për Report Tv rezultatin e kombëtares 3 me 0.

    “Rezultati dhe mendimi vjen gjithmonë nga dëshira. Njeriu e humb ndonjëherë ndoshta, por prej dëshirës unë do doja me tre zero. Neve ta kemi në dorë fitoren, kjo është dëshira ime”, tha ajo dje para ndeshjes.

    Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në “Air Albania”, për grupin E të Euro 2024.

    Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të “Gjermani 2024”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!