×
  • Lajme
  • Botë / Botë

    Pas Netanyahut, Blinken takohet me udhëheqësin palestinez – kërkon koordinim për ta parandaluar zgjerimin e konfliktit

    Reporteri
    13 Tetor 2023 | 14:49

    Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takua të premten me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas në Aman për të diskutuar pasojat e sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit, veçanërisht pasojat në Bregun Perëndimor të pushtuar.

    Vizita e Blinken në Jordani vjen pas takimi të Blinken me zyrtarë izraelitë si dhe me njerëz të prekur drejtpërdrejt nga sulmi dhe lufta, e cila ka vrarë më shumë se 1300 izraelitë dhe të paktën 27 amerikanë.

    Blinkeni ka potencuar se është koordinuar me partnerët për të parandaluar zgjerimin e konfliktit.

    “Pata rastin të takohem me presidentin e Autoritetit Palestinez, Abbas për të diskutuar mbi sulmet e neveritshme terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Kam detajuar përpjekjet e ShBA-së për t’u koordinuar me partnerët për të parandaluar zgjerimin e konfliktit”, ka shkruar Blinkeni në platformën “X”.

    Blinken u takua gjithashtu me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, me të cilin Presidenti Joe Biden ka qenë në kontakt që nga shpërthimi i krizës.

    Udhëheqësi jordanez ka shërbyer si një ndërmjetës kyç në negociatat lidhur me Lindjen e Mesme gjatë disa dekadave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!