×
  • Sport
  • Sport

    Kamerat kapën Modriçin duke sharë gjyqtarin në ndeshjen kundër Turqisë

    Reporteri
    13 Tetor 2023 | 18:42

    Luka Modric u ‘çmend’ në fund të ndeshjes Kroaci – Turqi në kualifikueset për Euro 2024, pasi u kap nga kamerat duke ofenduar gjyqtarin pas një vendimi.

    Kombëtarja kroate e futbollit mbrëmë ka bërë një surprizë të pakëndshme për tifozët e saj duke humbur 1-0 nga kombëtarja turke në Osijek.

    Me këtë, kombëtarja e tretë e botës nga “Katar 2022” rrezikon ndjeshëm kualifikimin e saj për në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

    Padyshim që kjo disfatë ishte e rëndë për kroatët dhe këtë e dëshmon edhe reagimi i kapitenit Modric në fund të lojës.

    Gjegjësisht, gjyqtari Anthony Taylor e ndërpreu një nga këndoret e Kroacisë për shkak se Lovro Majer e ekzekutoi shumë shpejt, ndaj anglezi urdhëroi që të përsëritet.

    Ai vendim tërboi mesfushorin legjendar, i cili e ofendoi Taylorin duke e quajtur “tullac”, gjë që lexohet qartë nga buzët e tij.

    Për shkak të pakënaqësisë së tepërt, gjyqtari anglezi i dha një karton të verdhë mesfushorit të Real Madridit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!