×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Posteni albanci’: I nderuari nga Serbia për ‘veprimtari shembullore’, Nedzmedin Sacipi, kreu i ri Bashkësisë Islame të Serbisë

    Reporteri
    13 Tetor 2023 | 18:59

    Nedzemedin Sacipi, klerik mysliman nga Lugina e Preshevës është përzgjedhur si kreu i ri autoritetit religjioz mysliman në Serbi. Ai është i dekoruar për merita të veçanta në shërbim të qytetarëve serbë më 2017 nga shteti serb.

    Shefi i ri i Bashkësisë Islame në Serbi, ka qenë pjesë e ushtrisë serbe në vitin 1999, pikërisht në kohën më të rëndë për shqiptarët e Kosovës.

    Ai është shumë i afërt me struktura të vjetra të ushtrisë jugosllave dhe mik i afërt me shqiptarët e Vojvodinës, besnik ndaj shtetit serb, si Demo Berisha, shef i organizatës ‘Matica Albanaca’, organizatë joqeveritare kjo në emërtim së paku që merret me mbështetjen e politikave shtetërore serbe, që shpesh bien në ndesh me interesant e komunitetit shqiptar në Serbi dhe rajon, me veprimtari në Novi Sad, kryeqytet i Vojvodinës, krahinë e Serbisë e shtypur nga autonomia e komunitetit etnik hungarez, dhe pakica tjera gjermanike.

    Në media dhe me organizatat e tyre shpesh herë ky lobi pro serb me prejardhje etnike shqiptare i ka mbështetur qëndrimet radikale serbe gjatë viteve të luftës së fundit në Kosovë dhe ish Jugosllavi e që vazhdojnë edhe sot.

    Krye imami i myslimanëve në Serbi Sacipi, për veprimtarinë e tij shembullore në shërbim të shtetit serb ishte dekoruar më 2017 nga presidenti i Serbisë, Tomisalv Nikolic me medalje e argjendi të meritave “për rezultatet e arritura në veprimtarinë të rëndësishme publike për qytetarët e Serbisë”. /gazetametro.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!