Luan Rudaj synon të mbrojë titullin e kampionit të botës në sportin Muay Thai, ku ka zbuluar kundërshtarin, Reisin, i cili është nga Irani, shkruan Reporteri.net.
Rudaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se mbrojtja e titullit do të mbahet më 11 nëntor në Malishevë, për çka e ka falënderuar komunën për marrjen sipër të organizimit.
“Përgatitjet për mbrojtjen e titullit që pritet dhe programin kulturor, i cili do të mbahet më 11.11.2023, janë në kulmin e tyre. Komuna Malisheves po tregon një performancë organizative të jashtëzakonshme për të siguruar që të gjitha kërkesat të plotësohen dhe zbatohen, me qëllim që t’u ofrojë shikuesve një natë të paharrueshme.
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e madhe dhe organizimin e shkëlqyer. Kjo më lejon të fokusohem plotësisht në stërvitjen time intensive në Tajlandë. Po pres me padurim të ju takoj të gjithëve në Kosovën tonë të dashur”, ka shkruar Luani.
Përndryshe, meçi do të zhvillohet në Malishevë me datën 11 nëntor të këtij viti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.