×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Zvicrës me “kunja” për Xhakën: Dikush thoshte se duhet fituar 10 ndeshje

    Reporteri
    16 Tetor 2023 | 17:43

    Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin besohet të ketë ironizuar me kapitenin e Helvetikëve, Granit Xhakën në një deklaratë dhënë pas barazimit shokues me Bjellorusinë.

    Zvicra dhe Bjellorusia barazuan 3:3 në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.

    Sipas asaj që raporton medium zviceran “Blick”, Yakin ka ironizuar me Xhakën për një deklaratë që ky i fundit e kishte dhënë pas hedhjes së shortit.

    “Të tjerë kanë thënë se duhet të marrësh dhjetë fitore në dhjetë ndeshje në këtë grup” – ka thënë Yakin.

    Trajneri dhe kapiteni i Zvicrës thuajse gjatë gjithë kampanjës kualifikuese nuk kanë pasur raporte të mira ndërmjet vete.

    E gjitha nisi nga kritika e Granit Xhakës në Prishtinë pas ndeshjes me Kosovën (2:2) kur ai kritikoi ritmin e stërvitjeve.

    Me barazimin ndaj Bjellorusisë, Zvicra bie në vendin e dytë me 15 pikë, një më pak se Romania lidere.

    Në Grupin I bën pjesë edhe Kosova që ka humbur të gjitha gjasat për kualifikim. Kosova është e katërta në renditjem e shtatë pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!