×
  • Lajme
  • Lajme

    Musmurati publikon pamjet nga renovimi i shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë

    Reporteri
    17 Tetor 2023 | 9:54

    Përmes një postimi në Facebook, Drejtoresha e Arsimit të Prishtinës, Besianë Musmurati ka bërë të ditur që është bërë renovimi i shkollës Meto Bajraktari në Kryeqytet.

    Sipas Musmuratit, studimet tregojnë se ambienti që na rrethon na ndikon psiqikisht dhe emocionalisht fëmijët, prandaj renovimet e tilla janë tepër të nevojshme. Vlen të ceket që Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka renovuar sivjet rreth 6 shkolla tërësisht, ndërsa pjesërisht rreth 22 shkolla.

    “Kemi premtu punë e jo ankesa!
    Copëza pamjesh nga renovimi i shkollës SHFMU “Meto Bajraktari” – Prishtinë. Studimet dëshmojnë se mjedisi që na rrethon na ndikon psiqikisht dhe emocionalisht. Poashtu së shpejti do t’i ndërrojmë të gjitha dritaret dhe rregullojmë edhe oborrin.
    Shihemi në shkollat tjera!”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!