×
  • Sport
  • Sport

    “Thërret Prizreni mori Shkodër”, Asani, Seferi dhe Ramadani këndojnë pas fitores ndaj Bullgarisë

    Reporteri
    17 Tetor 2023 | 21:43

    Kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar me rezultate pozitive, pasi sonte triumfoi edhe në miqësoren ndaj Bullgarisë.

    “Kuqezinjtë” fituan me rezultatin 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”.

    Qazim Laçi (41’) dhe Ernest Muçi (81’) shënuan golat e fitores për kombëtaren shqiptare.

    Jasir Asani ka publikuar një video pas ndeshjes nga dhomat e zhveshjes, ku shihet së bashku me Ylber Ramadanin dhe Taulant Seferin.

    Tre futbollistët shqiptarë dëgjohen duke kënduar këngën e njohur “Thërret Prizreni mori Shkodër”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!