Në kuadër të realizimit të misionit të Policimit Ajror, në Hapësirën Ajrore të Republikës së Shqipërisë, u zhvillua këtë të martë fluturimi stërvitor “Tango Scramble”, me tre avionë ushtarakë Tip F16.
Fluturimi u krye në bashkëpunim me CAOC – Torrejon, Spanjë nga pala greke.
Qëllimi i kësaj stërvitje ishte standartizimi i veprimeve luftarake të formacioneve fluturuese për zgjidhjen e situatave të ndryshme sipas skenarëve të paracaktuar, transmeton vizionplus.
Forca Ajrore nëpërmjet Qendrës së Kontroll Raportimit realizoi koordinimin me strukturat e NATO-s, nëpërmjet bashkëpunimit me CAOC – Torrejon, Spanjë, me Albcontrol dhe me palën pjesëmarrëse në këtë stërvitje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.