×
  • Lajme
  • Botë / Gaza

    Izraeli publikon audio-incizimin ku pretendon se militantët e Hamasit po bisedonin për sulmin mbi spitalin e Gazës

    Reporteri
    18 Tetor 2023 | 12:48

    Zëdhënësi i forcave të armatosura të Izraelit ndryshe e njohur si IDF-ja, admirali Daniel Hagari, ka akuzuar Hamasin se ka filluar “një fushatë globale mediale për të fshehur atë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur”.

    Ai pretendon se janë “fryrë” numrat e viktimave nga sulmi në spitalin e Gazës dhe se “analiza e pamjeve nga ajri konfirmon se nuk ka patur goditje direkte të spitalit, por se dëmi u shkaktua në parking”.

    Ai madje ka publikuar një audio-incizim me të cilin thotë se mbështet pretendimet e tij. Hagari akoma këmbëngulë se Hamasi e ka kuptuar se shpërthimi është shkaktuar gabimisht nga një raketë e shkrepur nga Xhihadi Islamik, por se “tani kanë filluar një fushatë globale mediale”, për ta akuzuar Izraelin, transmeton Telegrafi.

    Në audio-incizim flitet për mos-suksesin e shkrepjes së tri raketa nga varrezat prapa spitalit, kurse IDF-ja ka arritur të interceptojë dhe regjistroj bisedën mes militantëve që flisnin për mos-suksesin e shkrepjes së raketave.

    Më poshtë është transkripta e plotë e bisedës, sipas izraelitëve:

    Militanti 1: Po ju them që kjo është hera e parë që po e shoh një raketë duke rënë në këtë mënyrë dhe për këtë po them se i përket xhihadit islamik palestinez.

    Militanti 2: Pse?

    Militanti 1: Thonë se i përket xhihadit islamik palestinez.

    Militanti 2: Kjo është nga ne?

    Militanti 1: Ashtu duket!

    Militanti 2: Kush po e thotë?

    Militanti 1: Thonë se copëzat e raketës janë copëza të raketës lokale, e jo ato sikurse të izraelitëve.

    Militanti 2: Çfarë po flet?

    Militanti 2: Por Zoti e ka bekuar, nuk ka mundur të gjej tjetër vend të shpërthejë?

    Militanti 1: Nuk ka lidhje, po, kanë shtënë nga varrezat prapa spitalit.

    Militanti 2: Pse?!

    Militanti 1: E kanë shkrepur nga varrezat prapa spitalit al Ma’amadani dhe humbi drejtimin dhe ra mbi ta.

    Militanti 2: Pas spitalit janë varrezat?

    Militanti 1: Po, al Ma’amadani gjendet pikërisht aty.

    Militanti 2: Ku gjenden saktësisht kur të futeni në kompleks?

    Militanti 1: Fillimisht futeni në kompleks dhe nuk shkoni në drejtim të qytetit dhe në anën e djathtë gjendet spitali al Ma’amadani.

    Militanti 2: Po, e di.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!