×
  • Lajme
  • Botë / Lufta Izrael-Hamas

    Raportohet për shpërthime tjera afër një spitali në Gaza

    Reporteri
    18 Tetor 2023 | 23:20

    Shpërthime më pak se 100 metra larg spitalit Al-Quds në qytetin e Gazës, janë raportuar mbrëmjen e së mërkurës, thotë CNN, transmeton Reporteri.net.

    Këto raportime vinë nga e ashtuquajtura Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe e Palestinës, e cila tha se shpërthimet “shënjestruan ndërtesa të shumta banimi dhe rrugë kryesore në zonën” e spitalit Al-Quds dhe selisë kryesore të organizatës në lagjen Tal Al-Hawa në qytetin perëndimor të Gazës.

    “Si rezultat i këtij bombardimi, copëzat kanë depërtuar në ndërtesën ku ndodhen më shumë se 8,000 individë të zhvendosur, së bashku me stafin e organizatës”, tha Shoqata.

    Të shtunën, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestine tha se ata morën një urdhër nga forcat izraelite për të evakuuar spitalin Al-Quds, i cili është i lidhur me këtë shoqatë.

    Një zëdhënës i Shoqatës ka thënë për CNN të shtunën se ata nuk kishin mjete për t’i evakuuar për shkak të atyre në njësitë e kujdesit intensiv dhe fëmijëve në inkubatorë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!