×
  • Sport
  • Sport

    Salah përmes një videoje: Të ndalet masakra e njerëzve të pafajshëm në Gaza

    Reporteri
    18 Tetor 2023 | 23:23

    Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka publikuar një video në profilin e tij në Twitter.

    Egjiptiani ka kërkuar nga liderët botërorë që të ndalin, siç tha ai masakrën e mëtejshme në Gaza.

    Ai ka kërkuar gjithashtu të lejohen ndihmat humanitare në Gaza.

    “Nuk është gjithmonë e lehtë të flasësh në kohë si këto… Ka pasur shumë dhunë dhe shumë brutalitet zemërthyes. Përshkallëzimi i javëve të fundit është i padurueshëm për t’u dëshmuar. Të gjitha jetët janë të shenjta dhe duhen mbrojtur. Masakrat duhet të ndalen. Familjet po copëtohen”.

    “Ajo që është e qartë tani është se ndihma humanitare për Gazën duhet të lejohet menjëherë. Njerëzit atje janë në kushte të tmerrshme. Skenat në spital mbrëmë ishin tmerruese. Banorët e Gazës kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore”.

    “Unë po u bëj thirrje liderëve botërorë që të bashkohen për të parandaluar masakrën e mëtejshme të të gjithë shpirtrave të pafajshëm. Njerëzimi duhet të mbizotërojë”, ka thënë Salah.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!