Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, të enjten ka vendosur që ndeshja mes Belgjikës dhe Suedisë të regjistrohet me rezultat përfundimtar 1:1.
Ndeshja mes Belgjikës dhe Suedisë, e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2024”, u ndërpre pas pjesës së parë për shkak të sulmit terrorist në Bruksel ku u vranë dy tifozë suedezë.
Meqë ndeshja nuk do të ndikojë renditjen përfundimtare, UEFA ka vendosur që të regjistrohet me rezultatin që përfundoi pjesa e parë dhe të dyja ekipet të fitojnë nga një pikë.
Belgjika e ka siguruar kualifikimin në Evropian, ndërsa Suedia nuk ka asnjë gjasë.
Ndërkaq, një karton i dhënë në pjesën e parë mbetet i vlefshëm.
Ndërpritet ndeshja Suedi-Belgjikë, shkak vrasja e dy tifozëve suedezë në Bruksel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.