Arsenali nuk i ka punët kurqysh, kjo nëse i besohet statistikave të kundërshtarit të radhës që është Liverpooli, më saktësisht treshja Mane, Firmino dhe Salah.
Liverpooli dhe Arsenali luajnë derbin e javës së tretë këtë fundjavë, ndërsa skuadra e Unai Emeryt do të përballet me tre ‘përbindësha’, shkruan Reporteri.net
Treshja sulmuese e Liverpoolit kanë arritur t’i shënojnë Arsenalit një ‘kamion’ me gola në kompeticione të ndryshme.
Futbollisti më produktiv është braziliani, Roberto Firmino i cili ka shënuar hiç më pak se 8 gola kundër ekipit të Emery, ai madje ka dhënë edhe 3 asiste tjera.
Në anën tjetër, senegalezi Mane ka regjistruar hiç më pak se 5 gola e 3 asiste kundër ‘The Gunners’, për të mos folur për Mo Salah i cili ka arritur të shënojë në çdo lojë.
Bazuar në këto statistika, Arsenali bën mirë mos të paraqitet fare kundër ekipit të Klopp, i cili po kalon në momente fantastike me klubin, prej se e mori 4 vite më parë.
Pasi fitoi kundër klubit të Norwich në xhiron hapëse, Klopp fitoi edhe Superkupën e Evropës kundër Chelseat, ndërsa e mposhti edhe Southamptonin në xhiron e dytë të Premierligës.
Të njëjtën gjë do të përpiqet ta bëjë edhe ndaj skuadrës së trajnerit Emery i cili veçse kishte thënë se nuk do të dëshironte të përballej kurrë me Liverpoolin./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.