Kanë kaluar dy javë që kur grupi terrorist i Hamasit ka filluar sulmin e paprecedentë ndaj Izraelit duke vrarë më shumë se 1 mijë e 400 njerëz dhe duke i marrë peng rreth 200 të tjerë.
Pas sulmeve të Hamasit, Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore, ku zyrtarët palestinezë thonë se më shumë se 4 mijë njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori.
Gaza vazhdon të jetë nën rrethim të plotë, me Izraelin i cili ka ndërprerë të gjitha furnizimet me ndihma, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Udhëheqësit botërorë kanë kërkuar që të hapet vendkalimi Rafah, për të lejuar hyrjen e ndihmave, ku shefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se kamionët me ndihma që presin të hyjnë nga Egjipti do të jenë “ndryshimi midis jetës dhe vdekjes”.
Ndërkohë, lirimi nga Hamasi i dy grave amerikane ka rritur shpresat se mund të lirohen më shumë pengje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.