×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ndahet nga bashkëshorti pas komenteve të tij seksiste

    Reporteri
    21 Tetor 2023 | 17:45

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është ndarë nga partneri i saj, Andrea Giambruno, një prezantues televiziv që së fundmi ka bërë disa komente seksiste, trasnmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Marrëdhënia ime me Andrea Giambruno, e cila zgjati pothuajse 10 vjet, përfundon këtu,” shkroi Meloni në mediat sociale, dy ditë pasi dolën dy regjistrime jashtë transmetimit të Giambrunos, prezantues në emisionin e lajmeve të Mediaset Diario Del Giorno, duke bërë komente të papërshtatshme për një kolege të tij femër, shkruan The Guardian,

    Çifti kanë një vajzë shtatë vjeçare. “E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam bashkë, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra”, ka shkruar Meloni. “Rrugët tona kanë ndryshuar për disa kohë dhe është koha për ta pranuar atë”, vazhdoi ajo.

    Në klipin e parë jashtë transmetimit, të transmetuar nga një tjetër emision i Mediaset, Giambruno ankohet për kritikat ndaj flokëve të tij para se t’i thotë koleges së tij: “Pse nuk të kam takuar më parë?” Në regjistrimin e dytë ai dëgjohet duke i thënë një kolegeje se kanë nevojë për një tjetër pjesëmarrëse në emision. “Le të kemi një treshe, madje një katërshe,” tha ai.

    Në shtator, Meloni mbrojti Giambrunon pasi ai tha se gratë duhet të “shmangin dehjen” nëse duan të shmangin përdhunimin. Ai i bëri komentet në transmetim pas një sërë rastesh të profilit të lartë përdhunimesh. Në atë kohë, Meloni tha se fjalët e tij ishin keqinterpretuar.

    Politikanja, e cila erdhi në pushtet në tetor pasi partia e saj triumfoi në zgjedhjet e përgjithshme, u rrit nga një nënë beqare dhe u largua nga babai i saj.

    Meloni u takua me Giambrunon në një studio të Mediaset përpara se të merrte pjesë në një shfaqje pas një dite tubimesh politike./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!