×
  • Sport
  • Sport

    Astana mund të zbarkojë në Kosovë pa lojtarët serbë dhe ata rusë

    Reporteri
    23 Tetor 2023 | 18:35

    Astana mund të zbarkojë në Kosovë pa futbollistët e saj serbë dhe rusë.

    Klubi nga Kazakistani do ta zhvillojë të enjten ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës kundër Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Por, ky klub mund të mbërrijë në Prishtinë pa disa prej lojtarëve të rëndësishëm.

    Këtë e ka bërë të ditur trajneri i ekipit, Grigory Babayan.

    “E kemi një rrugë të vështirë përpara, do ta kemi një ndeshje me Ballkanin. Kemi probleme me fluturimin çarter. Siç e dinë të gjithë, Kosova është një shtet që nuk njihet nga Kazakistani dhe kështu me radhë. Ka vështirësi me hyrjen e lojtarëve rusë dhe serbë, do të shohim se si do ta zgjidhim këtë. Ne duhet ta rregullojmë logjistikën dhe të rikuperohemi sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi trajneri i Astanas për uebfaqen zyrtare të klubit.

    Ballkani dhe Astana do të përballen mes vete të enjten në Prishtinë duke filluar nga ora 18:45.

    Aktualisht, kampioni kosovar e sheh veten në pozitën e dytë në Grupin C me 3 pikë pas dy ndeshjesh të zhvilluara, kurse Astana është e fundit pa pikë. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!