Pas pushimit të kombëtareve, magjia e Uefa Champions League rikthehet sot në mbrëmje me duele titanësh.
Yje të futbollit botëror do të zbresin në fushë për ndeshjet e treta në grupet e Champions. Gjithçka nis në orën 18:45, me takimin Inter-Salzburg. Zikaltërit luajnë pa Cuadrado dhe Arnautovic, ndërsa Asllani, nëse ndëshkohet me karton të verdhë, mungon ndeshjen tjetër.
Ndërkohë, Bayern udhëton në Turqi, ku do të përballet me Gallatasarajin. Gjermanët duan të sigurojnë fitoren e tretë radhazi, edhe pse detyra nuk do të jetë aq e lehtë.
Dueli më i fortë në letër është ai mes Sevilla dhe Arsenal, dy skuadra me objektiva dhe pritshmëri të larta do të matin forcat për kreun e grupit.
Ndërkohë, Real Madrid përballet me Bragën. Trajneri Carlo Ancelotti nuk do të ketë në dispozicion Courtois, Militao, Guler dhe Ceballos.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Napoli luan me Unionin e Berlinit. Ndeshje e fortë është edhe ajo mes Benfica dhe Real Sociedad, ndërsa United sfidon Copenhagen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.