Fëmijët palestinezë po shkruajnë emrat e tyre në duart, në mënyrë që trupat e tyre të mund të identifikohen nëse vriten nga sulmet ajrore, shkruan Daily Mail, përcjell Reporteri.net.
Një video e publikuar në rrjete sociale, tregon fëmijët më të rritur që ua shkruajnë emrat shokëve të tyre në alfabetin arab, me stilolaps.
Në pamjet e postuara në plaftormën “X” nga agjencia e lajmeve “TRT World”, një nga të rinjtë dëgjohet duke thënë ‘Jo, nuk do të vdes’.
Doktori, Abdul Rahman Al Masri, kreu i departamentit të urgjencës në Spitalin e Martirëve Al-Aksa, i tha CNN se prindërit ishin të shqetësuar se “çdo gjë mund të ndodhte” dhe askush nuk do të ishte në gjendje t’i identifikonte fëmijët e tyre.
Children in Palestine’s besieged Gaza enclave are having their names written on their hands to facilitate the identification of their bodies in case they are killed in an Israeli attack pic.twitter.com/C33bhoT16N
— TRT World (@trtworld) October 20, 2023
Një koleg tjetër në spital tha: “Ajo që vumë re sot është se shumë prindër po shkruajnë emrat e fëmijëve të tyre në këmbë, në mënyrë që ata të identifikohen pas sulmeve ajrore dhe nëse ata humbasin.
“Ky është një fenomen i ri që ka filluar në Gaza”, tha ai.
Doktori Al Masri tha se shumë fëmijë janë sjell në spital, dhe se vetëm përmes atij shkrimi mund të identifikohen.
Sipas UNICEF-it, raportohet se ka pasur më shumë se 400 fëmijë të vrarë ose të plagosur çdo ditë që nga fillimi i bombardimeve të Gazës./Reporteri.net/