Peja në shtëpi ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në grupet e FIBA Europe Cup. Pejanët kanë mundur Heroes Den Bosch me rezultat 99:84 (23:29, 19:19, 31:16, 26:20).
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi deri në shtatë pikë, 9:16, megjithatë pejanët të motivuar nga tifozët u rikthyen për të ngushtuar rezultatin në 21:24, ndërsa çereku i parë përfundoi 23:29.
Verdhezinjtë me një seri prej 5:0 e nisën periudhën e dytë për 28:29, e më pas edhe 31:32, por holandezët shkuan në pushim me rezultat 42:48.
Peja ishte e jashtëzakonshme në periudhën e tretë. Kampionët e Kosovës bën përmbysjen për të kaluar në epërsi 55:51, dhe më pas e thelluan këtë epërsi në nëntë pikë, 73:64, sa ishin shifrat pas 30 minutash. Verdhezinjtë shtuan epërsinë edhe më shumë në dhjetë minutat e fundit për të triumfuar 99:84.
Te Peja i jashtëzakonshëm ishte Jay Jay Chandler me 30 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime, ndërsa u ndihmua nga Tervell Beck me 18 pikë, Jacob Calloway me 21 dhe Arian Qallaku me 15 pikë.
Për Pejën kjo ishte fitorja e parë në këtë edicion të grupeve në FIBA Europe, kurse humbja e dytë për Heroes Den Bosch.
Peja në sfidën e ardhshme më 1 nëntor është mysafire e PGE Spojnia Stargard.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.