Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot në një konferencë se operacioni tokësor në Gaza është faza e dytë e luftës me Hamasin.
Ai u shpreh se ushtria e tij ka “objektiva shumë të qarta” për konfliktin me Hamasin.
Netanyahu u shpreh se forca shtesë tokësore izraelite kanë hyrë në atë që ai e quajti “kështjella e së keqes”, duke iu referuar Gazës, për të goditur Hamasin dhe për të rikthyer pengjet në shtëpi.
Që nga mbrëmja e së premtes, Izraeli ka nisur operacionin tokësor në Gazë. Më 28 tetor, ushtria izraelite tha se po zgjeron operacionin dhe këmbësoria dhe tanket po mbështeten nga “sulme masive” ajrore dhe detare.
Izraeli po ashtu u ka bërë thirrje palestinezëve në Rripin e Gazës që të largohen nga veriu i territorit për në jug.
Ushtria izraelite tha se po bombardon rrjetin e tuneleve dhe bunkerëve nëntokësorë të Hamasit, që gjendet në Gazë, në pjesën veriore të territorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.