×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tmerrohen pasagjerët: Një person ndalon autobusin e plazhit, nxjerr armën dhe fillon të gjuajë

    Reporteri
    21 Gusht 2019 | 12:59

    Një person i identifikuar nga policia ka dalë nga mjeti i tij privat dhe ka gjuajtur 6 herë në ajër me armë zjarri duke i prerë rrugën një autobusi të linjës së plazhit në zonën e Semanit.


    Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Kulla e Ujit” në Fier.

    Mjeti ishte i mbushur me pasagjerë.

    Sipas dëshmive të banorëve të zonës autori mësohet se kishte debatuar më herët me drejtuesin e autobusit, i cili ishte i ndaluar në rrugë duke i kërkuar që të hapte rrugën.

    Në debat e sipër personi në fjalë ka marrë armën nga automjeti i tij dhe ka gjuajtur në ajër para autobusit. Policia është vënë në kërkim të autorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!