Lionel Messi fitoi sonte “Topin e Artë” për herë të tetë në karrierën e tij, duke shkruar kështu një tjetër rekord historik.
Pasi pranoi trofeun, ylli argjentinas mes tjerash në prononcimin e tij përmendi edhe legjendën, Diego Armando Maradona.
Ish-futbollisti i njohur, tashmë i ndjerë, sot do të festonte ditëlindjen e 63-të.
E bën sërish, Lionel Messi fiton Topin e Artë për të tetën herë në karrierë
Me këtë rast, Messi përmendi edhe Maradonën, duke theksuar se trofeu i “Topit të Artë” i dedikohet edhe atij.
“Sot desha të përmend Diegon. Nuk ka vend më të mirë për t’i uruar atij ditëlindjen këtu pranë shumë njerëzve që e duan futbollin, ashtu siç dëshironte ai. Kudo që të jesh, Diego… gëzuar ditëlindjen. Kjo është edhe për ju. E ndaj me ty dhe gjithë Argjentinën”, u shpreh 36-vjeçari. /Express
The last words of Lionel Messi's acceptance speech were for Diego Maradona, who would have turned 63 today. 💙 pic.twitter.com/IpurXXmmxb
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) October 30, 2023
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.