Policia qëlloi dhe plagosi rëndë një grua me hixhab në një stacion metroje në Paris të martën në mëngjes, bënë të ditur mediat lokale, pasi udhëtarët raportuan se ajo “sillej në një mënyrë kërcënuese”.
“Nga frika për sigurinë e tyre, agjentët e policisë përdorën armët e tyre”, tha një zëdhënës i policisë për Reuters.
Zëdhënësi nuk mund të thoshte se çfarë në sjelljen e gruas “plotësisht të mbuluar” në stacionin Bibliotheque Nationale de France i kishte shtyrë oficerët ta qëllonin atë.
Shërbimi zjarrfikës, i cili ofroi kujdes urgjent për gruan, tha se ajo u godit nga një plumb në bark. Ajo u transferua në një spital aty pranë, tha një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve.
Transmetuesi BFM TV dhe gazeta e përditshme Le Parisien cituan më herët burime policore duke thënë se sjellja e gruas tregonte një motivim të mundshëm “terrorist” islamik.
Ndërkaq, një burim policor i tha Associated Press se ata hapën zjarr pasi gruaja nuk iu përgjigj paralajmërimeve të tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.