BBC publikoi një video prekëse që tregon reagimin e një vajze pesëvjeçare kur pa se motra e saj – një foshnjë tetëmbëdhjetë muajshe – kishte shpëtuar.
Videoja vjen nga Rafah, një qytet në Gazën jugore, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Julia, një foshnjë 18 muajshe, u nxor nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar dhe shpëtimtarët e dërguan me urgjencë në spitalin El Najar, raporton BBC.
Nga ajo godinë u shpëtua edhe motra e saj, Juri pesëvjeçare, e cila u trajtua për plagët e marra në të njëjtin spital.
“Motra ime, e dashura ime”, bërtiti Yuri mes lotëve kur kuptoi se foshnja kishte shpëtuar.
Vajzat ishin në shtëpinë e tyre duke ngrënë drekë kur një ndërtesë në lagjen e tyre të afërt u bombardua.
Nga forca e goditjes është shkatërruar edhe shtëpia ku ndodheshin vajzat, tha xhaxhai i tyre.
Vajzat kanë pësuar lëndime në kokë dhe pas ndihmës së parë kanë dalë nga spitali, por ende janë nën stres të madh dhe të frikësuara, tha daja i Julias dhe Jurit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.