×
  • Sport
  • Sport

    Kosova me gjashtë garues në Kampionatin Evropian të xhudos

    Reporteri
    01 Nëntor 2023 | 18:57

    Nga 3 deri më 5 nëntor do të zhvillohet Kampionati Evropian i xhudos.

    Ky kompeticion zë vend në Montpellier të Francës, teksa pjesëmarrëse do të jetë edhe Kosova.

    Ekipi kosovar i xhudos do të paraqitet me gjashtë garues në këtë Evropian, shkruan Gazeta Express.

    Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha, Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova janë xhudistët që do të garojnë dhe do të synojnë medalje.

    Në këtë kampionat do të garojnë 46 shtete, 388 garues, 218 meshkuj dhe 170 femra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!