Turqia ka thënë se është gati të pranojë pacientë me kancer nga spitali i Miqësisë Turko-Palestineze të Gazës, i cili doli nga shërbimi pasi i mbaroi karburanti.
Zyrtarët shëndetësorë thanë të mërkurën se spitali, i cili ishte i vetmi spital për trajtimin e kancerit në Rripin e Gazës, duhej të mbyllej në mes të bombardimeve të enklavës nga Izraeli.
Në një deklaratë në platformën e mesazheve sociale X, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se nëse do të bëhej koordinimi i nevojshëm, Turqia është e gatshme të sjellë në Turqi si pacientët me kancer, ashtu edhe të tjerë që kanë nevojë për ndihmë urgjente për të vazhduar trajtimin.
“Si Turqi… ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo mbështetje në vazhdimin e trajtimit të pacientëve me kancer, të cilët u liruan me forcë nga spitali për shkak të mungesës së burimeve”, tha ai.
“Komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse fatkeqësisht nuk kanë marrë iniciativën e mjaftueshme për të parandaluar sulmet në spital. Shpëtimi i jetëve të pacientëve tani është një detyrë që nuk mund t’i shpëtohet”
Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se planifikonin të trajtonin 1000 fëmijë palestinezë nga Gaza, pa thënë se si do të largoheshin nga enklava për në shtetin e Gjirit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.