×
  • Lajme
  • Botë / Njofton Ministria e Shëndetësisë

    Të paktën 15 të vrarë pas sulmit izraelit në afërsi të një spitali në Gaza

    Reporteri
    04 Nëntor 2023 | 8:30

    Të paktën 15 persona u vranë në sulmin në spital, tha ministria e shëndetësisë e Gazës.

    Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi ka lëshuar një deklaratë mbi sulmin në spitalin më të madh të enklavës, al Shifa.

    Të paktën 15 njerëz u vranë dhe 60 u plagosën kur Izraeli goditi një ambulancë që ishte pjesë e një autokolone jashtë spitalit, tha ministria e shëndetësisë.

    Izraeli ka konfirmuar se goditi ambulancën, por se ajo ishte “identifikuar nga forcat se po përdorej nga një celulë terroriste e Hamasit”.

    IDF tha se “një numër” i luftëtarëve të Hamasit u vranë në sulm, por nuk dhanë dëshmi rreth kësaj, raporton skynews.

    Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë kundër palestinezëve pas sulmit të papritur të militantëve të Hamasit më 7 tetor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!