×
  • Lajme
  • Botë / Zhvillimet e fundit

    Kurti takohet me shefin e OSBE-së, flasin për sulmin terrorist në Banjskë

    Reporteri
    06 Nëntor 2023 | 15:44

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me të cilin biseduan për temat aktuale dhe bashkëpunimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe zyrës së OSBE-së, në Kosovë.

    U bisedua për zhvillimet që ndodhën nga takimi i fundit së bashku, në veçanti për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë të sponsorizuar, organizuar dhe me përfshirje direkte të shtetit të Serbisë.

    Në takim u fol për angazhimin e qeverisë në fushën e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në Kosovë me ç‘rast Kryeministri falënderoi Ambasadorin Davenport për bashkëpunimin e OSBE-së me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!