Pamje të frikshme janë parë mbrëmë në Itali para ndeshjes mes Milanit dhe Paris Saint-Germainit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Sfida mes dy gjigantëve evropianë ka nisur një natë më herët, kur tifozët e dy klubeve janë përleshur mes vete në Milano, shkruajnë mediat italiane, përcjell “Gazeta Express”.
Tifozët “Rossoneri” i kanë sulmuar gjatë natës së mbrëmshme ata francezë të PSG-së, të cilët kishin mbërri në Itali për ta mbështetur ekipin e tyre të zemrës.
Helmeta, thika, flakadanë dhe tymues të shumtë janë parë në përleshjen mes palëve teksa policia është munduar të vendosë rregull.
Mirëpo, në bilancin përfundimtar mediat italiane bëjnë të ditur se është plagosur rëndë një tifoz i Parisit i goditur me thikë, ndërsa po ashtu të plagosur nga përleshjet e francezëve me forcat e rendit kanë mbetur edhe dy policë.
Njëri prej tyre më rëndë pasi është goditur me thikë, me autorin që ka përfunduar pas hekurave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.