×
  • Lajme
  • Rajon

    Dritë e gjelbër për Ukrainën e Moldavinë, KE: Hapja e negociatave me Bosnje-Hercegovinën kur të plotësohen kushtet

    Reporteri
    08 Nëntor 2023 | 12:41

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se është një ditë historike, sepse dhjetë vjet pas ngjarjeve në Maidan, Komisioni propozon hapjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

    Von der Leyen po ashtu bëri të ditur se Kolegjiumi i Komisionit Evropian ka marrë vendim që negociatat me Bosnjë-Hercegovinën do të fillojnë kur të plotësohen disa kushte të respektimit të kritereve të anëtarësimit.

    Ajo vuri në dukje shqetësimin e Komisionit Evropian për shkak të miratimit të “ligjeve antikushtetuese në Republika Srpska”, një nga dy entitetet në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Ajo konfirmoi se Komisioni Evropian do t’i raportojë Këshillit të BE-së mbi përparimin e BeH deri në mars 2024.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!