×
  • Lajme
  • Botë

    Macron hap konferencën e ndihmës në Gaza me apel ndaj Izraelit që t’i mbrojë civilët

    Reporteri
    09 Nëntor 2023 | 12:53
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka hapur konferencën për ndihmat në Gaza të enjten me thirrjen që Izraeli t’i mbrojë civilët teksa lufton Hamasin, duke thënë se “të gjitha jetët kanë vlerë të barabartë”.

    Mbledhja në Paris tuboi së bashku zyrtarë nga vendet perëndimore dhe arabe, Kombet e Bashkuara dhe organizatat joqeveritare, me synimin për të ofruar ndihmë urgjente për civilët në Rripin e Gazës që po goditet nga Izraeli në luftën e tij kundër Hamasit.

    Autoritetet izraelite nuk po marrin pjesë në bisedime, ka njoftuar zyra e Macronit. Macron përsëriti thirrjet për një pauzë humanitare në operacionet e Izraelit. Ai tha se duke sulmuar Izraelin më 7 tetor, Hamasi “mori përgjegjësinë për ekspozimin e palestinezëve ndaj pasojave të tmerrshme” dhe ai përsëri mbrojti të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Mirëpo Macroni theksoi gjithashtu se civilët duhet të mbrohen.

    “Është absolutisht thelbësore. Është e panegociueshme. Të gjitha jetët kanë vlerë të barabartë dhe nuk ka standarde të dyfishta për ne me vlera universale dhe humaniste”, ka theksuar Macron.“Lufta kundër terrorizmit nuk mund të kryhet kurrë pa rregulla. Izraeli e di këtë. Kurthi i terrorizmit është për të gjithë ne i njëjtë: t’i dorëzohemi dhunës dhe të heqim dorë nga vlerat tona”, shtoi ai.

    Më shumë se 1.5 milion njerëz – ose rreth 70% e popullsisë së Gazës – janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe rreth 1.2 miliardë dollarë nevojiten për t’iu përgjigjur krizës në zonat palestineze. /Associated Press

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!