×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Prokuroria mbyll hetimet: Safet Gjicit i ngritet aktakuzë, kjo është vepra për të cilën po akuzohet

    Reporteri
    09 Nëntor 2023 | 13:11

    Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe i ka komunikuar akuzën zyrtare të korrupsionit pasiv Safet Gjicit, ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit. E njëjta vepër penale i është komunikuar edhe Alma Kaçit.

    Gjici ndodhet aktualisht në arrest me burg, ndërsa Kaçi në arrest shtëpie.

    Gjici u arrestua disa javë më parë pas publikimit të një video erotike të tij me Alma Kaçin në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

    Më pas në video ata flasin për një projekt të trajtimit të qenve të rrugës, ku Gjici telefonon një vartësin e tij të kujdeset për letrat që do dorëzonte Kaçi.

    Ish-kryebashkiaku ka pranuar marrëdhënien me 40-vjeçaren, por në gjykatë tha se nuk ka pasur korrupsion.

    Alma Kaçi është shprehur se e ka bërë vetë videon, pasi në takimin e parë që kishte bërë me të ai e kishte ngacmuar.

    Kryebashkiakut socialist të Kukësit i publikohet video skandaloze duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!