Vatikani ka thënë se personat transgjinorë munden nën rrethana të caktuara të pagëzohen në kishën katolike dhe të shërbejnë si kumbarë.
Në një dokument të nënshkruar muajin e kaluar nga Papa Françesku dhe të publikuar të mërkurën, zyra kryesore doktrinale ka theksuar se një person transgjinor, “edhe nëse i është nënshtruar terapisë hormonale dhe operacionit të ndryshimit të seksit, mund të pagëzohet sipas kushteve si besimtarët tjerë”.
Vendimi erdhi me një paralajmërim. Pagëzimi i tillë është i mundshëm, thuhet në dokument, “nëse nuk ka situata ku ka rrezik për skandal publik apo konfuzion mes besimtarëve”, raportoi the Guardian.
Dokumenti shtoi se nuk ka arsye pse transgjinorët të mos marrin pjesë edhe si dëshmitarë në martesat që bëhen në kisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.