×
  • Sport
  • Sport

    Nuk kanë fund telashet për Nejmar, Al-Hilal i pezullon kontratën pas dëmtimit

    Reporteri
    09 Nëntor 2023 | 23:01

    Shtohen problemet për Nejmar. Një periudhë vërtet e errët për futbollistin e njohur brazilian. Pas dëmtimit të rëndë me Brazilin dhe tentativës për rrëmbim të të fejuarës bashkë me vajzën, lojtarit i pezullohet edhe kontrata me Al-Hilal.

    Klubi saudit ka vendosur ta pezullojë përkohësisht kontratën e Nejmarit, deri në momentin e rikthimit të tij nga dëmtimi. Kështu do të lirohet një vend për futbollistët e huaj në skuadërs, duke lejuar përforcimet në janar.

    Nëse kjo masë do të jetë efektive duke filluar nga dimri që po vjen, braziliani do të jetë jashtë skuadrës së drejtuar nga Jorge Jesus, që e ka marrë vendimin në akord të plotë me klubin, sipas asaj që raporton media saudite ‘Arriyadiyah’.

    Duke marrë në konsideratë këputjen e ligamentit dhe dëmtimin e meniskut të gjurit të majtë, Nejmar do ta humbasë gjithë sezonin. Në 2024-ën ai do ta linte Al-Hilal me një lojtar më pak, duke e detyruar të ndërhyjë në merkato. Në shënjestër është një mbrojtës i majtë, që do të merrte vendin e brazilianit, të paktën deri në momentin e rikthimit të këtij të fundit në fushë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!