×
  • Sport
  • Sport

    Zvicra publikon listën, ftohet Shaqiri, Xhaka dhe Zeqiri për ndeshjen ndaj Kosovës

    Reporteri
    10 Nëntor 2023 | 10:57

    Përzgjedhësi i Zvicrës Murat Yakin ka publikuar listën e lojtarëve për tri ndeshjet e fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.

    Helvetikët fillimisht do të ballafaqohen me Izraelin me datë 15 nëntor, teksa më pas do ta presin Kosovën tre ditë më vonë.

    Kampanjën kualifikuese, Zvicra do e mbyll ndaj Rumanisë me datë 21 nëntor.

    Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen duke filluar nga ora 20:45.

    Në mesin e të ftuarve te Zvicra është Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Andi Zeqiri.

    Përndryshe grupin I, e kryeson Rumania me 16 pikë të grumbulluara nga tetë ndeshje, Zvicra është e dyta me një pikë më pak, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Në vendin e tretë është Izraeli me 11 pikë, me dy takime më pak të luajtura. Në pozitën e katërt është Kosova me shtatë sosh.

    Në vendin e pesë dhe të gjashtë është Bjellorusia dhe respektivisht Andorra me vetëm dy pikë./klan kosova

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!