×
  • Sport
  • Sport

    “Erdhi pa parametra jetësorë, nuk kishte më shpresë”, mjekët flasin për vdekjen në fushë të futbollistit të Egnatias

    Reporteri
    11 Nëntor 2023 | 17:09

    Mjekët e Spitalit të Kavajës thotë se futbollisti i skuadrës Egnatia, Raphael Dwamena, që humbi jetën në fushën e lojës, shkoi pa parametra jetësorë në spital.

    Edhe i dhanë të gjithë ndihmën e nevojshme sipas protokolleve mjekësore, sipas mjekëve, futbollisti ishte i pashpresë.

    “Nuk kishte aktivitet kardiak. Ka ardhur rreth orës 14:10. E dinim që do na vinte rasti, e ngritëm gjithë personelin në këmbë, me kardiologë e me të gjitha. U bë reanimimi kardiopulmonar dhe nuk u arrit. Nuk kishte më shpresa, ishte i pashpresë. Ne këtu i kemi bërë të gjitha, reanimim, frymëmarrjen, masazh kardiak sipas protokollit, respektuam protokollin mjekësor që bëhet në këto raste. Shkakun ne nuk e dimë, sipas të dhënave i ka ndodhur në fushë duke qenë në fushën e futbollit dhe i ka bërë gjendje të fikëti atje. Fjalën e fundit e thotë mjekësia ligjore. Për mendimin tim, ndihma e duhur i është dhënë që në vendin e ngjarjes që ka ndodhur, sepse edhe minutazhi ka qenë shumë i shpejtë. Ka ardhur në kohë rekord. Kur ka ardhur ka qenë pa parametra jetësorë”, thanë mjekët e Spitalit të Kavajës në një deklaratë për gazetarët.

    FSHF-ja shprehet e tronditur për vdekjen e futbollistit të skuadrës shqiptare, policia deklarohet për rastin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!