×
  • Sport
  • Sport / Sport

    “Dardanët” kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Izraelin

    Reporteri
    11 Nëntor 2023 | 18:38

    Kombëtarja e Kosovës në futboll ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër Izraelit.

    “Dardanët” përfunduan seanca të lehta stërvitore, si fizike ashtu edhe teknike.

    Nesër me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

    Kosova tashmë ka gjasa minimale për një kualifikim të mundshëm, pasi “Dardanët” janë në vendin e katërt në renditje me vetëm shtatë pikë.

    Izraeli është një pozitë më lartë me 11 pikë, por ka edhe një ndeshje më pakë të zhvilluar se Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!