Një emigrant i paligjshëm është gjetur i pajetë në Devoll, afër kufirit me Greqinë.
Policia bënë me dije se emigranti i kombësisë siriane, është gjetur gjatë patrullimeve të policisë dhe Frontex, në fshatin Trestenik të Devollit, afër me kufirin grek. Sipas të dhënave, ai nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga temperaturat e ulëta.
Viktima dyshohet ti përkasë moshës 40-45 vjeç, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin e tij si edhe përcaktimin e shkakut të vdekjes nga ekspertiza mjeko-ligjore./TCH/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.