×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli vazhdon me seri pozitive, Salah i pandalshëm

    Reporteri
    12 Nëntor 2023 | 17:33

    Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Brentfordit, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 12-të në Premier League.

    Serinë e golave e nisi Mohamed Salah, në minutën e 39’, pasi u shërbye mirë nga Darëin Nunez. Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë, Salah shënoi sërish në minutën e 62’. Për golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje u përkujdes Diogo Jota, në minutën e 74’.

    Liverpooli pas fitores kalon në vendin e dytë me 27 pikë, me pikë të barabarta me Manchester Cityn që është në pozitën e parë me një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe me Arsenalin që renditet në vendin e tretë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!