×
  • Sport
  • Sport / Euro 2024

    Forca të shtuara policore përreth stadiumit “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë – Izrael

    Reporteri
    12 Nëntor 2023 | 18:00

    Kosova dhe Izraeli do të përballen në kuadër të rrethit të tetë kualifikues në Euro 2024.

    Dardanët janë nikoqirë të izraelitëve për ndeshjen që nisë në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ndeshje, ndërsa organet e rendit kanë publikuar orë më parë edhe planin funksionues.

    Derisa situata vazhdon të jetë e qetë dhe ndoshta edhe për shkak të motit me shi, Policia e Kosovës është nëpër rrugët e qytetit që të ofrojë siguri maksimale.

    Organet e rendit janë posaçërisht të fokusuar në zonën rreth stadiumit, duke mos i lejuar asgjë rastit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!