×
  • Sport
  • Sport / Video

    Kosova fiton ndeshjen ndaj Izraelit

    Reporteri
    12 Nëntor 2023 | 21:32

    Kosova ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Izraelit në ndeshjen për kualifikueset për Euro 2024.

    Golin e vetëm në ndeshje dhe të fitores e realizoi sulmuesi Milot Rashica në minutën e 41-të të ndeshjes.

    Kosova kishte edhe disa raste të mira shënimi përmes Muriqit e Bytyqit por nuk arriti të shënonte.

    Pas kësaj fitoreje Kosova renditet e katërta në tabelë me 10 pikë, kurse Izraeli është në vend të tretë me 11 pikë.

    Më poshtë raporti i gjithë ndeshjes:

    Pjesa e dytë

    Në minutën e 78-të u largua Rashica, në vend të tij hyri Kreshnik Hajrizi.

    Në minutën e 64-të Muriqi pësoi një lëndim dhe u largua nga loja. Në vend të tij u inkuadrua Meriton Korenica.

    Kanë kaluar 63 minuta dhe Kosova vazhdon të jetë në epërsi ndaj Izraelit falë golit të Rashicës.

    Raste të mira shënimi në pjesën e dytë kishin edhe Bytyqi e Muriqi por nuk arritën të shënojnë.

    Kosova në epërsi me golin e Rashicës

    Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Izraelit në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset Euro 2024.

    Golin e ka shënuar Milot Rashica në minutën e 41-të të takimit, shkruan Reporteri.net.

     

    Vedat Muriqi rast të mirë shënimi, mbron portieri mysafir

    Vedat Muriqi kishte një rast shumë të mirë shënimi në minutën e 30-të, por portieri mysafir arriti të pres goditjen e tij.

    Edhe pse kanë ikur më shumë se 25 minuta lojë ende rezultati është i barabartë.

    Vlen të ceket se Kosova po luan më mirë deri më tani, por që asnjëra kombëtare nuk kishte ndonjë rezultat të mirë shënimi.

    Fillon ndeshja

    Ka filluar ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    Fitorja e parë e “Dardanëve” muajin e kaluar ndaj Andorrës i la matematikisht me shpresa për kualifikim historik, megjithatë një gjë e tillë është larg e arritshme.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!