×
  • Lajme
  • Shqipëria / Foto

    Evakuohen nga Gaza, nëna shqiptare dhe 4 fëmijët e saj të mitur, ndodhen në Egjipt

    Reporteri
    12 Nëntor 2023 | 22:12

    5 shtetas të Shqipërisë janë evakuuar nga lufta në Gaza.

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani në një njoftim ka bërë me dije se shtetasit e parë shqiptarë nëna dhe katër fëmijët e mitur kanë arritur të largohen nga Gaza, pas gati 3 javësh përpjekjeje.

    Tashmë ata ndodhen të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojnë procedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

    Reagimi i ministrit Hasani:

    Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.

    Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

    Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.

    Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!