×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Lindjen e Mesme

    Gaza: Fëmijët e porsalindur janë nxjerrë nga inkubatorët, i kanë mbështjellë me letra metalike për t’i mbajtur gjallë

    Reporteri
    13 Nëntor 2023 | 13:52

    Foshnjat e lindura në spitalin më të madh të Gazës janë duke u mbështjellë me letra metalike dhe janë vendosur pranë ujit të nxehtë në një përpjekje të dëshpëruar për t’i mbajtur ata gjallë, paralajmëroi drejtori i spitalit, shkruan CNN, përcjell Reporteri.net.

    Forcat izraelelite po vazhdojnë të sulmojnë rrugëve, e rezervat e mbetura të karburantit po harxhohen, duke e lënë kështu edhe objektin e spitalit në Gaza të pafunksionueshëm.

    Stafi në spitalin Al-Shifa po luftonte për të mbajtur gjallë të porsalindurit pasi mbaruan furnizimet me oksigjen dhe atyre iu desh t’i zhvendosnin foshnjat me dorë nga inkubatorët në një pjesë tjetër të spitalit.

    “Kam qenë me ta pak kohë më parë. Tani janë ekspozuar, sepse i kemi nxjerrë nga inkubatorët. Ne i mbështjellim me letra metalike dhe vendosim ujë të nxehtë pranë tyre në mënyrë që t’i ngrohim, “tha drejtori i qendrës mjekësore Dr. Muhammad Abu Salmiya për Al-Araby TV, të dielën.

    Imazhet tregojnë disa foshnja të porsalindura që u hoqën nga inkubatorët në spital.

    Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë më shumë se 11,000 njerëz, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë, dhe një bllokadë e karburantit ka rezultuar në një krizë të thelluar humanitare pasi spitalet, sistemet e ujit, furrat e bukës dhe shërbimet e tjera të varura nga energjia elektrike janë mbyllur.

    Brenda spitalit, asnjë nga sallat e operacionit nuk funksionon për shkak të mungesës së energjisë elektrike, tha Abu Salmiya, duke shtuar se “kushdo që ka nevojë për operacion vdes dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë për të”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!