×
  • Lajme
  • Botë

    Këshilltari i Netanjahut thotë se Hamasi e ka kthyer spitalin “Al Shifa” në një zonë lufte

    Reporteri
    13 Nëntor 2023 | 20:27

    Një këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë BBC-së se Hamasi nuk dëshiron të pranojë zgjidhje për mungesën e karburantit të nevojshëm për të shpëtuar foshnjat e lindura para kohe në spitalin Al-Shifa dhe se “ata duan fotografi që tregojnë një krizë”.

    Mark Regev, i cili është edhe ish-ambasadori i Izraelit në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Ne kemi blerë karburant veçanërisht për foshnjat, për inkubatorët… askush nuk dëshiron t’i shohë këto foshnje duke u dëmtuar”.

    Regev fajësoi Hamasin për kthimin e spitalit Al-Shifa “në një zonë lufte” duke thënë se ata kishin “ndërtuar qëllimisht” infrastrukturën e tyre ushtarake nën spital – gjë që Hamasi dhe spitali e mohojnë.

    Ai ritheksoi gjithashtu pretendimin e Izraelit se forcat e tij nuk po synonin qëllimisht spitalet, duke thënë se Hamasi “i kishte përdorur ato foshnje për të mbrojtur makinën e tij ushtarake”, shkruan BBC.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!